Izik, rival i Google për kërkime nga tabletët!

10:07 / 5.01.2013
Krijuesit e motorit të kërkimit, Blekko, besojnë se kanë ndërtuar një alternativë serioze të kërkimit ndaj Google, por gjithnjë duke qenë edhe realist për projektin e tyre.

Ata e dinë se motori i tyre dy-vjeçar i kërkimit në internet kurrë nuk do të mund të zëvendësojë Google si adresën më të famshme për të shfletuar internetin nga laptopët dhe kompjuterët personal.

Por shfletimi i uebfaqeve nga tabletët është një çështje tjetër, e cila ka krijuar mundësi që Blekko shpreson t’i shfrytëzojë përmes një produkti të ri të quajtur Izik - një motor kërkimi i projektuar veçanërisht për iPad të Apple dhe tabletët tjerë që bazohen në Google Android.

Duke u munduar të krijojë për format më vizual për tabletë, Izik shfaq rezultatet e kërkimit në rreshtat e kapsulave të informacionit të cilat shumë lehtë mund të përshkohen me një prekje të gishtit.

Përdoruesit duhet të shfletojnë vertikalisht për të parë kategoritë e ndryshme të lidhura me një kërkim. Ndërsa, shfletimi horizontalisht shfaq më shumë kapsula brenda secilës kategori, të cilat ndryshojnë varësisht prej kërkesës.

Izik, emri i të cilit është marrë prej shkencëtarit Isak Njuton, debutoi të premten me lansimin e aplikacioneve falas për tabletët si iPad dhe ata Android. / Telegrafi /




 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
13:28 / 24.05.2013
Beyonce

Beyonce me linjë të saj të modës

Beyonce ka krijuar linjën e saj personale të modës të quajtur “Beyonce Boutique” për ueb-faqen Rent the Runway, ku das...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
14:21 / 24.05.2013

Bordi i AKP-së është funksional

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendime në lidhje me shumë çës...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.