Janar: Apple do të zbulojë rezultatet financiare

14:42 / 3.01.2013
Apple ka deklaruar se do t’i prezantojë rezultatet e saj financiare më 23 janar 2013, ngjarje në të cilën do të merret vesh se si ka performuar kompania dhe disa nga produktet e saj gjatë muajve të fundit.

Në këtë ngjarje mediale, Apple do të jap detaje se sa iPhone 5 dhe iPad Mini ka shitur që nga lansimi i tyre në treg, dhe siç pritet, shifrat do të jenë mbresëlënëse.

Më herët gjatë vitit të kaluar, Apple kishte parashikues që vlera e shitjeve për tre muajt e parë të 2013-tës të arrijnë 52 miliardë dollarë, si dhe të hyrat për aksion të arrijnë në 11.75 dollarë.

Megjithatë, do të jetë interesante të shihet se çfarë të dhëna të tjera do të prezantojë Apple edhe për produktet dhe shërbimet tjera të kompanisë, duke përfshirë numrin e shkarkimeve në AppStore, versionet e mundshme të iOS, sqarime lidhur me thashethemet për iPhone 5S ose iPhone 6, dhe iOS 7. / Telegrafi / 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.