Jap më shumë energji se që merr!

21:12 / 19.12.2011
Ja, më në fund erdhi dita kur shkencëtarët kanë arritur të mbarojnë qelinë solare e cila prodhon më shumë energji nga drita të cilën e pranon.

Shkencëtarët nga laboratori Nacional amerikan për energji të rinovueshme mbaruan qelinë e parë solare tek e cila efikasiteti kuantiv tejkaloj 100 për qindëshin, shkruan Engadget.

Efikasiteti kuantiv këtu ka të bëjë me rrjedhjen e numrit të elektroneve nëpër qarkun e rrymës brenda qelisë solare brenda një sekondi. Ky numër ndahet ne numrin e fotoneve, respektivisht energjinë hyrëse, ndërsa dallimi paraqet efikasitetin kuantiv.
Shkencëtarët nga laboratori i përmendur kanë regjistruar efikasitet në nivelin e qelisë prej madje 114 për qind! Qelia e tyre solare quhet MEG, respektivisht multiple exciton generation.

MEG pra nga një foton mund të prodhoj më shumë se një elektron, e kjo energji ekstra vjen nga pikat kuante të cilat grumbullojnë energjinë, e cila përndryshe do të shpërndahej në formë të nxehtësisë.

Qelia është e mbaruar nga oksidi i zinkut, seleniti i hekurit dhe ari dhe është e lyer me material antirefleks, i cili ndodhet mbi materialin transparent përçues.

Mjaftë për të ardhur keq është se qysh më 2001 Arthur J. Nozik, shkencëtar nga laboratori i përmendur, saktë pati parashikuar se MEG do të ketë efikasitet prej 100 për qind. Çështja është vetëm se përse nuk po niset me prodhimin masiv të këtyre qelive, të cilat në mënyrë efikase do të mund ta kishin zëvendësuar naftën dhe gazin. E të mos e përmendim zvogëlimin e ndotjes së ambientit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.