Kindle Fire - tableti i ri nga Amazon

12:05 / 31.08.2012
Amazon ka deklaruar se ka shitur të gjithë tabletët e saj Kindle Fire para lansimit të modelit të ri.

Shitësi online me pakicë ka planifikuar një konferencë të madhe për media për të enjten e ardhshme në Santa Monica. Pritet që në këtë takim me mediat, kompania të paraqes modelin e ri të tabletit. Në nëntor të vitit të kaluar Amazon kishte lansuar Fire për vetëm 199 dollarë.

Pajisja ka qenë modeli i parë nga kompania i pajisur me ngjyra në ekran dhe ka pasur mundësinë e instalimit të aplikacioneve të ndryshme, duke u bërë konkurrenti i vetëm serioz i iPad-it të Apple, me çmim për gjysëm më të lirë. Amazon nuk ka treguar sa modele Fire ka shitur, por ka thënë se ka marrë 22 për qind të tregut në Amerikë me shitjen e tabletëve për nëntë muaj.

Ky fakt do ta bënte tabletin e dytë më të famshëm në treg, pas iPad. Një analistë i tregut të tabletëve ka thënë se sipas llogaritjes së tij, Amazon ka shitur 6.7 milionë Kindle Fire. i cili është sa gjysma e iPad-it në madhësi, ndërsa ky i fundit mund të ballafaqohet me një treg më të fuqishëm, në lansimin e modelit të ri.

Apple ka paralajmëruar lansimin e një tableti më të vogël në treg, iPad Mini, gjë që rrezikon tregun e Fire. Në anën tjetër, Google gjithashtu sapo ka lansuar tabletin e madhësisë së njejtë me Kindle, Google Nexus 7 me çmim prej 199 dollarë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.