Mark Zuckerberg është drejtori më i vlerësuar i industrisë

16:21 / 15.03.2013
Kritikët jashtë Facebook mund të vënë në pikëpyetje udhëheqjen e Mark Zuckerberg, por duket se brenda kompanisë, ai është shumë i vlerësuar.

Drejtori i Facebook, 28-vjeçari Zuckerberg kryeson listën e Glassdoor si drejtori ekzekutiv më i vlerësuar nga punëtorët e kompanisë së tij.

Në vlerësimin e bërë, Zuckerberg mori 99 për qind miratim për punën e tij, apo një ngritje prej 14 për qind që nga viti i kaluar.
Glassdoor, renditjen e saj e bazon në komente anonime nga punonjësit brenda kompanive, dhe në rastin e Facebook ajo citoi një punonjës i cili ka thënë se rrjeti më i madh social është "një komunitet i hapur, duke u nisur nga Zuck dhe vartësit e tij më poshtë. Ai është vërtetë i respektuar nga punëtorët".

Ndërsa, drejtori i Google Larry Page ka zënë vendin e 11-të në këtë listë, me 95 për qind Pajtim nga punëtorët , të cilët e kanë vlerësuar punën e tij. Jeff Bezos i Amazon radhitet i 16’ti me 93 për qind, ndërsa drejtori i Apple, Tim Cook mban numrin 18 me 93 për qind./ Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.