Mbahet konferenca KosICT

9:23 / 28.09.2012
KosICT e ka për qëllim që çdo vit të mbulojë temat me aktuale të fushës së Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit (TIK) duke sjellur folës ndërkombëtarë, rajonal dhe vendor.

ËshtË mbajtur konferenca KosICT - konfer enca rajonale që po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK).

KosICT është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar, rajonal dhe vendor të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve që operojnë në fushën e Teknologjisë Informative dhe atë të Komunikimit (TIK).

Konferenca KosICT ka mbuluar temat si: e-qeverisja (eGovernance), mediat sociale në zhvillimin e biznesit (Social Media in Business Development), zgjidhjet mobile (Mobile Solutions) dhe biznes modelet inovative (Innovative Business Models).

Konferenca po moderohet nga Villu Arak ish udhëheqës i Skype dhe aktualisht CEO i “General Specifics”. Në mesin e folësve të tjerë të konferenës janë edhe Bent-Haakon Lauritzen që merret me zhvillim të biznesit në seksionin për biznes ndërkombëtar të kompanisë norvegjeze Athene, ku fokusi i tij kryesor në Ballkan është vendosja e kontakteve mes kompanive kosovare dhe atyre të huaja.

Në konferencë prezantuan edhe Dr. Arvo Ott drejtor i "e-Governance Academy" në Estoni; z. Blaž Golob drejtor nga "Centre for eGovernance Development" për Evropën Juglindore, z. Peter A. Bruck CEO në "Research Studios Austria", Flamur Mripa, këshilltar për TIK i angazhuar me projekte në Bankën Botërore dhe UNDP, inxhinieri krijimit të softuerit Milot Berisha, si dhe shumë të tjerë.

Mahir Yagcilar– ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës e përshëndeti konferencën e organizuar nga STIKK. “Do vazhdojmë me investime ne fushen e ICT-së dhe do të vazhdojmë partneritetin me organizatat joqeveritare ju dëshiroj një konferencë të mbarë dhe të sukesshme”, tha Yagcilar gjatë prezantimit të sistemit të e-qeverisjes në Kosovë.

Konferencën poashtu e përshëndeti edhe Sirje Poder, drejtuese e ekipit për zhvillimin ekonomik në zyrën Bashkimit Europian në Kosovë.
Për më tepër informata lidhur me konferencën vizitoni uebfaqen www.kosict.com  

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.