Mbi 200 milionë telefona të mençur shiten për vetëm 3 muaj!

19:34 / 25.01.2013

Ditëve të fundit kemi parë shumë prezantime të rezultateve financiare të kompanive si Apple, Nokia dhe Samsung të cilat i kanë zbuluar të dhënat e tyre të shitjeve për tre muajt e fundit të vitit 2012.

Tani, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Juniper Research thuhet se totali i telefonave të mençur të shitur për tremujorin e katërt të 2012 ka tejkaluar shifrën prej 200 milionë njësive.

Ndërsa, sipas analistëve të Juniper Research thuhet se totali i telefonave të mençur të shitur për tërë vitin e tejkalon shifrën masive prej 671 milionë, që paraqet një rritje prej 42 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Samsung ka vazhduar rritjen e saj fenomenale me një rekord prej 63 milionë telefona të shitur, sasi me të cilën kompania merr 30 për qind të totalit të përgjithshëm, për tre muajt e fundit.

Kësaj rritje marramendëse të telefonave të shitur gjithsesi se i ka kontribuar Samsung Galaxy S3, shitjet e të cilit kanë arritur në 40 milionë në nëntor të vitit të kaluar.

Shitjet e telefonave të mençur mobil pritet të rriten edhe më tej gjatë këtij viti, pasi që prodhues të ndryshëm pritet të prezantojnë modele të avancuar të telefonave, duke përfshirë edhe Apple iPhone 5S dhe Galaxy S4.

Cilin model jeni bërë gati për ta blerë ju?
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.