Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

23:29 / 9.02.2012
Shkencëtarët me dekada po mundohen të zbulojnë përse zebrat kanë trupin me vija. Duket se shkencëtarët hungarez dhe suedez e zbuluan së voni.

Në revistën “Journal of Experimental Biology” është publikuar studimi me të cilin shkencëtarët kanë arritur deri te përfundimi se zebrat kanë trupin me vija për tu mbrojtur nga mizat gjakpirëse. Efekti i vijave bardh-e-zi në mënyrë të veçantë reflekton dritën që si përfundim dëbon insektet nga zebrat.

Grupi i shkencëtarëve ka kryer eksperimentin mbi kuaj, e përmes vëzhgimit kanë arritur deri te përfundimi se mënyra në të cilën e reflektojnë dritën qimet e errëta në mënyrë jashtëzakonshme tërheq mizat. Për shkak të kësaj kanë vendosur ta bëjnë një eksperiment në të cilin kanë mbaruar modele të kuajve me ngjyra të ndryshme, duke i lyer ata me ngjitës ashtu që më pastaj të mund të numërojnë mizat e tërhequra nga ekzemplari i caktuar. Modelet e kuajve ishin me ngjyrë tërësisht të zezë, tërësisht të bardhë, dhe me disa kombinime të këtyre dy ngjyrave.

Përmes vrojtimit është arritur në përfundim se më së paku miza kishte tërhequr modeli i cili ishte më i ngjashëm me vijat e zebrave, madje më pak edhe se modeli që ishte krejtësisht i bardhë. “Ishim të befasuar nga ky rezultat për shkak se në këtë model kishe vija të zeza të cilat reflektojnë dritën në mënyrën që tërheq mizat”, tha profesori Matthew Cobb, por edhe theksoi se kjo teori nuk përjashton të gjitha teoritë tjera. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.