Microsoft Surface Tablet, në treg më 26 tetor

3:07 / 31.07.2012
Microsoft e ka konfirmuar sot se më 26 tetor të këtij viti do të prezantojë tabletin e saj të ri, Microsoft Surface Windows.

Data e lansimit të tabletit ishte zbuluar në raportin vjetor të Microsoft, në të cilin thuhej se tableti i kompanisë do të vinte së bashku me lansimin e versionit të ri të sistemit operativ, Windows 8.

Në njoftimin zyrtar të Microsoft thuhej: “Versioni i ri i sistemit operativ, Windows 8, do të vijë në treg më 26 tetor, 2012. Në të njëjtën kohë, ne do të fillojmë shitjen e tabletit Surface, i cili është dizajnuar dhe prodhuar nga Microsoft”.

Microsoft do të lansojë dy versione të tabletit Surface, njëri prej të cilëve do të bazohet në Windows RT me procesorin e ARM-së, ndërsa tjetri do të quhet Surface Pro dhe do të mbështetet nga Windows 8 Pro, që pritet të paraqitet në treg 90 ditë pas versionit fillestar të tabletit të shumë-pritur./ Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.