Një pjesë e satelitit rus ra mbi një shtëpi në Siberi

20:40 / 24.12.2011
Një pjesë e satelitit rus për komunikimet civile dhe ushtarake Meridian, i cili pa sukses u dërgua në orbitë, ra në kulmin e një shtëpie në Rrugën e kozmonautëve në një fshat të Siberisë, raportuan të shtunën mediat ruse.

“Copa me diametër prej rreth 50 centimetra ra në kulmin e një shtëpie në fshatin Vagajevc”, në rajonin Novosibirsk, tha për agjencinë Interfaks një zyrtar i shërbimit komunal të sigurisë.

Agjencia France presse thekson se për ironi shtëpia ndodhet në Rrugën e kozmonautëve.

Rusia të premten dërgoi në orbitë këtë satelit në shpinën e raketës Sojuz-2.1 A nga kozmodromi ushtarak Pleseck, 800 km në veri të Moskës. Sateliti ishte paraparë të përdoret në qëllime ushtarake dhe civile, në veçanti për komunikimin në mes të anijeve, fluturakeve dhe infrastrukturave tokësore në Arktik. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.