Nokia braktis sistemin operativ Symbian!

14:15 / 12.06.2013

Financial Times ka raportuar se Nokia do të lëshojë dërgesat e veta përfundimtare të telefonave mobil të cilët bazohen në sistemin e saj operativ, Symbian, i cili para pak vitesh ishte lider global.

Në tremujorin e fundit të vitit 2012, shitjet e telefonave të rinj mobil të cilët Nokia i ka bazuar në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone e kanë tejkaluar shifrën e dërgesave të telefonave me Symbian, edhe pse Nokia, këtë vit ka vazhduar të prodhojë mbi 500 mijë njësi të reja me Symbian.

Dhe shumica e njerëzve besonin se kjo do të ishte sasia e fundit e telefonave mobil të Nokia’së që bazohen në Symbian.

"U deshën 22 muaj për të prodhuar telefonin e parë me sistemin operativ Symbian. Ndërsa, me Windows Phone, kjo u bë për më pak se një vit.

Ne tani shpenzojmë më pak kohë që të kodojmë, pasi që pjesën më të madhe të kohës e shpenzojmë në pasurimin e përvojës së përdoruesit, për të bërë një ndryshim të madh, me fotografi, harta, muzikë dhe aplikacione në përgjithësi ", ka komentuar Nokia. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.