Nokia Lumia 620, modeli më i lirë nga Lumia

15:35 / 9.12.2012

Nokia ka prezantuar telefonin më të lirë të linjës Lumia, 620, një model për të cilin Nokia thotë se do të “ofrojë më së shumti argëtim për paratë që paguani”.

Lumia 620 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 3.8 inç, procesorin 1GHz dual-core Qualcomm Snapdragon S4 dhe 512MB RAM, ndërsa çmimi që duhet paguar për këtë model nuk tejkalon shumën prej 249 dollarëve. 

Telefoni i ri nga Nokia gjithashtu sjell edhe mundësinë e pagesave mobile përmes teknologjisë NFC, 8GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë. 

Për më tepër, Lumia 620 posedon edhe kamera të dyanshme të cilat vijnë me teknologjinë e Nokia’së të instaluar në secilën prej tyre. 

“Me dizajnin e saj inovativ, softuerin e ri Windows Phone 8 dhe tiparet tjera unike nga Nokia, si kamerat nga Nokia, Nokia Maps, Music, modeli Lumia 620 është një telefon shumë konkurrues, duke filluar nga baza e saj e çmimit " ka thënë Jo Harlow nga Nokia Smart Devices.  / Telegrafi / 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.