Nokia, Lumia 920 më i mirë se iPhone 5

16:17 / 24.09.2012
Përderisa iPhone 5 po merr lavdata të shumta nga të gjitha anët dhe konsumatorët e saj presin në linja të dyqaneve të kompanisë, në Sidnejit, Paris dhe Londër, Nokia po përpiqet të tregoj se telefoni më i ri i kësaj kompanie, Lumia 920, është më i mirë së iPhone 5.

Nokia, në një post të ri në Facebook ka krahasuar tiparet kryesore të dy telefonave, duke i dhënë merita ‘shtesë’ produktit të saj. Më poshtë, kemi listën prej nëntë arsyeve të Nokia-s se pse Lumia 920 është më i mirë se iPhone 5.

1. Ekrani: Lumia 920 ka ekran më të madh dhe më të mprehtë se pajisja e re e Apple, iPhone 5. Ekrani i 920 është 4.5 inç me tiparet Huge PureMotion HD+WXGA IPS LCD dhe rezolucion 1280x768 përderisa iPhone 5 ka ekran 4 inçësh Retina me rezolucion 1136x640.

2. Kamera:  Nokia Lumia ka kamerë 8.7 megapiksel dhe optikë Carl Zeiss, përderisa iPhone 5 ka kamerën prej 8 megapikselëve. Por, Nokia nuk ka përmendur tiparet e tjera të kamerës së iPhone 5 si performanca në dritë të ulët dhe mundësinë e fotografimit të shpejtë. Gjithashtu, kamera e përparme e Lumia 920 ofron 1.2MP përderisa ajo e iPhone 5 posedon 720 piksel.

3. Harta: Në telefonat e gjeneratës së re, harta është aplikacion i domosdoshëm. Me aplikacionin e ri të Lumia 920, Noia City Lens Augment, përdoruesit mund të gjejnë krejt çfarë ka në qytet, si bizneset lokale vetëm duke drejtuar telefonin në drejtimin e duhur, tipar ky që mungon në gjeneratën e re të iPhone. Në anën tjetër, Apple po merr kritika të shumta mbi aplikacionin e saj Maps në të cilin së fundi janë parë gabime të shumta gjeografike dhe mungesë të informatave dhe gabime të tilla si vendosja e një qyteti të tërë midis oqeanit.

4. Dizajni: Lumia 920 mundëson ndërrimin e pozicionit të ikonave sipas interesave personale, përderisa iPhone 5 nuk e mundëson këtë opsion.

5. Imazhi: Dy kamerat e produkteve konkurrente u mundësojnë përdoruesve të fotografojnë në opsionin Panoramë, megjithatë Nokia, i shton vlerë kamerës së saj për stabilizimin e imazhit.

6. Ndërfaqja e përdoruesit: Sipas Nokia-s, ekrani super i ndjeshëm në prekje i Lumia 920, mund të përdoret duke e prekur jo vetëm me majën e gishtave por edhe me anë të thonjëve, dorëzave si dhe çfardo lapsi.

7. Bateria: Lumia 920 vjen me mbushës wireless. Pajisja mund të mbushet pa kabllo; përdoruesi vetëm duhet që ta fus pajisjen në mbushësin wireless përderisa mbushësi i Apple bën të mundur mbushjen e pajisjes në mënyrë të zakonshme.

8. Dizajni dhe Ngjyrat: Nokia thotë se Lumia 920 vjen në ngjyra të ndryshme përderisa iPhone vetëm në dy mundësi ngjyrash.

9. Pajisjet shtesë: Lumia 920  ofron numër numër më të madh të pajisjeve shtesë në krahasim me atë çfarë Apple ofron në iPhone 5. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
11:05 / 20.05.2013
Taylor Swift (Foto: Getty Images)

Swift, mbretëresha e Billboard Awards

Taylor Swift ishte fituesja e madhe në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve Billboard Music Awards, duke çuar në shtëpi plot t...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
10:56 / 20.05.2013
Foto: Zëri

Kush e shet “Voçarin”, AKP apo Mihajloviq?

Prona e ndërmarrjes shoqërore “Voçar” e cila është e regjistruar në Agjencinë kosovare të Privatizimit (AKP) në li...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.