Nuk do të ketë Office për iPad

9:14 / 22.02.2012
Praktika e Microsoftit në kohë të fundit është të bëj zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve në platformat konkurrente. Kështu askush nuk u befasua për së tepërmi me informatën se gjoja do të paraqitet një version i Office për iPad.

Në fotografi ishte treguar një iPad me MS Office në stilin Metro, me Word, Excel dhe PowerPoint, e aplikacioni, thonë burimet, shumë shpejtë do të publikohet në App Store. Por, nga Microsoft kanë porositur se fotografia është e rreme, dhe se në atë assesi nuk është treguar softueri i kompanisë. Tregimi është i bazuar në thashetheme të pavërteta dhe spekulime, thonë në Microsoft, ndërsa kanë refuzuar të japin komente të tjera.

Pavarësisht nga ky tregim, ka kohë që po përmendet se Microsoft është duke zhvilluar Office për platformën mobile të Apple. Por, analistët besojnë se Office për iPad, madje edhe nëse ekziston, nuk do të paraqitet para paraqitjes së Windows 8. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.