Nuk ka lirim të çmimit për Nintendo Wii U

9:23 / 1.02.2013

Pas shitjeve jo edhe aq të mira të konsolës Nintendo Wii U ekspertët kishin dhënë parashikime për ulje të çmimeve të cilat do t’i rrisnin shitjet. Mirëpo, presidenti i kompanisë Nintendo, Satoru Iwata, ka deklaruar këtë javë se Wii U nuk do të ketë ndonjë shkurtim të çmimit së shpejti.

Iwata këtë deklaratë e ka bërë në një konferencë të investitorëve, pas prezantimit të djeshëm të rezultateve financiare, duke shpjeguar se "janë të vendosur për qëndrimin" për t’i mos ulur çmimet e Nintendo Wii U.

Presidenti i kompanisë ka thënë se arsyeja kryesore për këtë vendim është se konsola ka kosto të prodhimit. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.