Nuk ka më Sony PlayStation2!

15:42 / 28.12.2012

PlayStation 3 nga Sony ka qenë në treg për një kohë të gjatë, dhe shumica prej nesh mund të mendojnë se paraardhësi i kësaj konzole, PS2, tashmë ka dal jashtë prodhimit. Mirëpo, e vërteta është ndryshe.

Faqja japoneze, Famitsu ka njoftuar se prodhimi i PS2 është ndërprerë në Japoni, dhe se dërgesat e kësaj konzole do të ndërpriten prej tash e tutje.

Megjithatë, për 12 vite me radhe, Sony PlayStation 2 ka qenë një konzolë e cila ka argëtuar me miliona njerëz, duke u bërë konzola më e shitur në histori me 150 milionë njësi të shitura.

Ende nuk dihet nëse prodhimi i PS2 është ndaluar edhe në vendet tjera, mirëpo ndërprerja e prodhimit në Japoni do të mund të nënkuptojë një hap të ngjashëm edhe në vendet tjera të botës, ku Sony ka fabrikat e saj të prodhimit. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.