Nuk ka Samsung Galaxy S4 së shpejti

18:38 / 13.12.2012
Edhe pse shumë njerëz dhe shumë media presin që Samsung të lansojë modelin e ri të telefonit, Galaxy S4 në edicionin e ardhshëm të CES, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Pasardhësi i telefonit të famshëm të Samsung, Galaxy S3, nuk do të shfaqet në CES, Consumer Electronics Shoë gjatë muajit të ardhshëm, thuhet sipas CNET, e cila thotë se është bërë shumë zhurmë për SGS4 edhe përkundër faktit se Samsung e ka mohuar lansimin e tij së shpejti.

Në vend të telefonit të shumë-përfolur, Samsung Galaxy S4, prodhuesi koreano-jugor është duke planifikuar të prezantojë disa produkte tjera, me fokus të veçantë në televizorë, bëjnë të ditur burime të afërta me personat që merren me planet dhe strategjinë e Samsung.

Nuk do të kishte shumë kuptim që Samsung të zbulojë versionin e ri të modelit Galaxy kaq shpejt, duke marrë parasysh se Galaxy S3 vazhdon të shitet shumë mire në treg, dhe kur dihet se Galaxy Note 2 është në mes të fushatës promovuese nga Samsung. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.