Organizohet Open Source Digital Boot Camp në Prishtinë

11:24 / 31.08.2012
Digital Bootcamp janë seri e punëtorive të cilat i dedikohen të rinjëve, por edhe gjeneratave më të vjetra të cilat po organizohen për herë të parë nga Innovations Lab Kosovo dhe FLOSSK.

Këto punëtori janë dizajnuar për fillestarë, dhe kanë për qëllim të dhurojë një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platforma te ndryshme me kod të hapur, duke përfshirë: Javascript CSS, Linux, Creative Commons, Wikipedia & Wikimedia, OpenStreetMap dhe platforma të tjera me kod të hapur.
Secila punëtori do të ofrojë një mbikqyrje teknike nga mentor të ndryshëm dhe mundësi për testimin e platformës dhe/apo sistemeve në kohë reale. Digital Bootcamp do të mbahen në datat 4-6 Shtator, 2012 në Innovation Lab Kosovo, ku zhvilluesi i softuerëve me burim të hapur dhe bashkë-themeluesi i FLOSS Kosova – Z.Mike Dupont do të jetë në cilësinë e mentorit dhe trajnerit.

Ne ju rekomandojmë që të merrni pjesë në të tri punëtoritë – e cila do të rrezultojë me shpërndarje të çertifikatave – por kjo nuk do t`ju limitojë që të merrni pjesë vetëm në njëren nga puntoritë (Ju lutem vëreni: Ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Social Innovation Camp-in e ardhshëm në Nëntor 2012 janë të inkurajuar fuqimisht të aplikojnë, sepse çertifikimi i juaj nga puntoritë e “Digital Bootcamp” do të forcojë aplikimin tuaj në Social Innovation Camp-in e ardhshëm.)

PËR TË MARRË PJESË NUK KËRKOHET PËRVOJË PARAPRAKE NË ZHVILLIMIN E SOFTUERËVE!

Aplikimi per pjesëmarrje ështe falas dhe aplikoni duke na dërguar një email me të dhënat tuaja në: contact@kosovoinnovations.org

Afati i aplikimit do të mbyllet më 3 Shtator 2012 në ora 24:00
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.