Përmirësoni mbulimin e rrjetës tuaj pa tela – wireless

5:58 / 21.12.2007
Secili që ka punuar me rrjetë pa tela (wireless) e di shumë mirë se, muhabetet për 100 metra e më shumë të radiusit të mbulimit, nuk janë gjithmonë të sakta. Nganjëherë mjafton edhe një mur i trashë, që të prish tërë sinjalin. Ju ofrojmë disa këshilla, se si të mbuloni më mirë banesën apo shtëpinë, me sinjal të rrjetës pa tela.

Shumë shtëpi sot kanë më shumë se një kompjuterë, andaj nevoja për rrjetëzim është çdo ditë e më e madhe, ndërsa mënyra më praktike është rrjetëzimin nëpërmes rrjetës pa tela. Fatkeqësisht, radio-valët me anë të të cilave udhëtojnë të dhënat, dinë të jenë tinëzare, andaj sinjali ndoshta nuk do të jetë i mjaftueshëm sa duhet në të gjitha pjesët e banesës apo shtëpisë.

1. Nëse keni banesë apo shtëpi me dy etazhe, routerin pa tela apo access pointin vendoseni në katin e sipërm. Nëse keni vetëm një kat, atëherë provoni që pajisjen ta vendosni në ndonjë pikë më të lartë, për shembull mbi vitrinë.

2. Kini vëmendjen te pengesat, që mund të jenë në mes të routerit dhe kompjuterit. Konstruksionet metalike, akuariumet, muret e trasha dhe pasqyrat, ndikojnë dukshëm në kualitetin e sinjalit.

3. Provoni të vendosni komponentët e rrjetës pa tela, sa më larg që mundeni nga pajisjet që mund të nxisin pengesa/interferenca, siç janë telefonat pa tel, poçet halogene apo furrat me mikrovalë.

4. Ndërroni kanalin të cilin punon rrjeta juaj. Pothuajse në të gjitha pajisjet është kanali 6, kryesisht shumica e shfrytëzuesve nuk e ndërron atë, andaj ekziston mundësia që dy pajisjet e afërta t’i pengojnë njëra-tjetrës. Ky problemi më së shpeshti theksohet në ndërtesa publike, ku mund të gjenden numër më i madh i rrjetave pa tela.

5. Nëse asgjë tjetër nuk ndihmon, e pengesat në mes të routerit dhe kompjuterit janë gjëra të patejkalueshme, mund të kërkoni antena diç më të forta. Duhet të kontrolloni nëse routeri juaj ka, apo nuk ka mundësi, të largimit të antenës ekzistuese. Pos kësaj, blerja e antenës së re kushton. Një alternativë tjetër, e cila nuk do t’u kushtojë shumë, është një antenë që ju do të punoni në formë parabole nga kartoni dhe folies nga alumini.

Se si të bëni një antenë të tillë, shikoni këtë VIDEO. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.