Përshtatni videon tuaj për YouTube

5:08 / 7.06.2008
Përpunoni video materialin tuaj në mënyrë që, sa më shpejt ta vendosni në shërbimin YouTube, dhe me këtë më së paku të humbas në kualitet.

YouTube njeh një numër bukur të madh të formateve dhe në të vërtetë do të pranojë pothuajse çdo video material me madhësi deri në 100 MB, në çfarëdo dimensioni të fotografive. Pas ngarkimit (upload) videoja me anë të procesit të automatizuar do të parakodohet dhe zvogëlohet për t’iu përshtatur riprodhimit në kohë reale. Duke marrë parasysh se serveri do të bëjë disa intervenime në videon tuaj, më mirë është t’i bëni paraprakisht, sigurisht rezultati do të jetë më kualitativ, dhe do të kurseni kohë gjatë ngarkimit të videove në këtë shërbim.

Për të përgatitur video solide për YouTube do të jetë i mjaftueshëm edhe një telefon më i avancuar celular, i cili mund të regjistrojë video materiale me rezolucion prej i 320 x 240 piksela. Do të ishte e rekomandueshme që së paku të keni fotoaparat i cili incizon dosje video të të njëjtit rezolucion apo më shumë, së bashku me 30 fotografi në sekondë, e më së miri, natyrisht, është të posedoni video kamerë. Cilado që të jetë arma juaj për xhirim, ju rekomandojmë që videon para ngarkimit ta vendosni në kompjuterin tuaj.

Më e rëndësishmja është që të përshtatni videon tuaj me rezolucionin e YouTube

Pas kësaj duhet të përzgjidhet një program me anë të të cilit do të mund të ndryshoni rezolucionin e dosjes video. Një zgjidhje krejt solide do të ishte të zgjidhni softuerin Auto Gordian Knot, të cilin edhe nuk keni nevojë ta paguani. Windows Movie Maker mund të kryej punë, mirëpo ai punon me video-formatet WMV, të cilat i japin kualitet solid fotografisë, por kur ato të kalojnë nëpër kompresionin e YouTubet, rezultati është shumë i dobët. Shumë i popullarizuar dhe jashtëzakonisht i thjeshtë është softueri QuickTime Pro, por ai nuk është pa pagesë.

Fillimisht duhet të zgjidhet rezolucioni i YouTube në opsionet e avancuara të AGK-së; është e mundur që të përzgjidhet vetëm rezolucioni horizontal, derisa ai vertikal do të përzgjidhet automatikisht varësisht nga formati i incizimit. YouTube e preferon formatin 4:3, që është klasik televiziv. Ashtu incizojmë edhe shumica e telefonave celularë dhe fotoaparateve, derisa në kamera mund të përzgjidhet formati edhe para incizimit. Në çdo rast, vlen të përzgjidhet 320 piksela të rezolucionit horizontal. Zëri është mjaftueshëm të kodohet në 128 Kb/s të formatit MP3, mund të përzgjidhet edhe bit rate variabil (VBR) me vlerë prej 128. Në menynë e parë duhet të caktoni opsionin Target Quality dhe të zgjidhni 100%. Pas kësaj vetëm duhet të fillojë kodimi.

Kualiteti prej 100% siguron fotografi të pastër, e cila nuk do të degradohet shumë pasi që të jetë kompresuar nga YouTube.

Rezultati do të jetë sigurisht dukshëm më i vogël në megabajtë sesa origjinali, prandaj edhe ngarkimi/vendosja në YouTube do të zgjasë më pak, madje edhe koha që nevojitet për video materialin tuaj në shërbim do të jetë më e shkurtër sepse kodimi i brendshëm do të kryhet shumë më shpejt.

www.youtube.com  /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.