Publikohen ilustrimet më të përafërta të iPad Mini

11:22 / 5.10.2012
Martin Hajek, i cili në qershor kishte tërhjekur fokusin e mediave me dizajnet e tija foto-realistike të iPhone 5, ka lëshuar një set të ri të këtyre ilustrimeve në këtë rast për të ashtu-quajturin iPad Mini të Apple.

Konceptet e dizajneve të iPad Mini të kujtojnë fotot e produktit të ri të publikuara këto ditë në internet. Dizajnet zbulojnë dy anët e pajisjes së përfolur, pjesën përpara dhe mbrapa.

Nga lart mund të shihet qartë kamera dhe mikrofoni si dhe vendi për kabllin e kufjeve.

Në pjesën fundore është porti për mbushësin e ri të Apple, Lightning.

Më interesantja duket foto/dizajni i Hajek i cili paraqet iPad Mini te ngjyrosur me ngjyrën e kaltër metalike të iPod touch duke na dhënë një ide se si do të dukej pajisja e re nëse Apple do të vendoste të fus në linjë të prodhimit ngjyra të ndryshme për produktin e ri.

Sipas Wall Street Journal prodhimi i pajisjes së fundit të Apple tashmë ka filluar, dhe kompania pritet të lajmëroj daljen e produktit të ri dikur gjatë këtij muaj, para sezonit festiv. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.