REDO publikon listën e folësve

15:49 / 6.09.2011
PCWorld Albanian qysh prej fillimit ju ka sjellë në pah detaje interesante rreth kësaj konference atraktive dhe unike për tregun e Kosovës, që në përgjithësi synon avancimin e dizajnit grafik duke grumbulluar talentin kreativ në një ditë të mbushur me prezantime, diskutime e inspirime.

Më vonë ishte CIO Albanian që realizoi një intervistë me njërin prej organizatorëve të konferencës, Valon Sopi prej kompanisë boldUnderline. llc i cili foli në detaje rreth synimit të konferencës, njerëzve që targeton ajo dhe të mirave që do të synojë të nxjerr në pah për grumbullimin e dizajnerëve që sipas tij kanë mbetur të ngujuar në “shpellat e tyre” dhe nuk kanë arritur asnjëherë të takojnë konkurrentin tjetër krijues.

Së fundi përveç ueb faqes ku ofrohen detaje të shumta mbi konferencën është publikuar edhe agjenda e takimit të 17 shtatorit si dhe lista e folësve ku në mesin e tyre janë disa emra shumë të njohur për skenën e folësve në konferencat e Kosovës, por pak prej tyre patën rastin të jenë folës në një konferencë ekskluzive për dizajn.

Vasjen Katro nga Katrology.com do të prezantohet me temën “përdorshmëria në ueb dhe interfejsi grafik”, pastaj Albian Gagica “Design, Clubs and Rock&Roll”, Yll Rugova, “Dizajni është tipografi”, Valon Sopi për “Biznesi i mirë i dizajnit”, Flakërim Ismaili për “Përtej uebit në cloud”, Fisnik Ismaili “nxjerre prej zemre, le ta ndjenjë tetanë!”, Bes Bujupi nga AMAZE, Britani e Madhe do të  flas për “Kreativitetin në Internet” dhe Kushtrim Xhakli (Changers.com) do të flas për “Hapësirat kolaboruese” .

Përderisa kanë mbetur edhe 11 ditë deri në ditën e konferencës, rezervimi i ulëseve veçse ka filluar përmes Eventbrite dhe mesa duket numri i pjesëmarrësve do të tejkalojë numrin 100.

PCWorld Albanian është në mesin e sponsorëve të kësaj ngjarje dhe natyrisht do të jemi aty gjatë konferencës për t’ju sjellë risitë më të fundit.

E deri atëherë mos harroni të vizitoni www.redoconf.org për të kuptuar të rejat më të fundit. / pcwa /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.