RIM, 15.000 aplikacione për më pak se dy ditë

23:03 / 14.01.2013
RIM është duke u bërë gati për lansimin e sistemit të ri operativ BlackBerry 10 OS, të cilin do ta prezantojë më 30 janar 2013, dhe me sa duket ky version i platformës mobile të kompanisë kanadeze është bërë shumë më i famshëm pasi që për vetëm 2 ditë janë dorëzuar më shumë se 15,000 aplikacione.

Zhvilluesit e kësaj platforme kanë dorëzuar më shumë se 15,000 aplikacione për më pak se 38 orë, mirëpo ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë program të shpërblimit i cili do të kishte qenë motiv shtesë për të zhvilluar aplikacionet e tyre.

Sipas The Verge, çdo aplikacion i zhvilluar për dyqanin e aplikacioneve BlackBerry 10 do t’i shpërblente zhvilluesit me 100 dollarë, ndërsa merret vesh se RIM ka dhuruar edhe një tablet PlayBook për të gjithë ata që kanë zhvilluar mbi pesë aplikacione. / Telegrafi /


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.