Rregulloni fotografitë në internet

5:49 / 13.02.2008
Për përpunimin e fotografive nuk është e domosdoshme të keni të instaluar Photoshop. Shërbimet online për këtë qëllim janë avancuar aq shumë sa që ofrojnë edhe përpunimin e fotografive – dhe atë në të shumtën e rasteve pa pagesë. Ja disa programe që mund t’ju lehtësojnë përpunimin e fotografive.

Snipshot

Snipshot është shumë i thjeshtë për përdorim, lexon shpejt fotografitë, ndërsa për përpunim online mjafton një lidhje e kënaqshme interneti. Përpunon fotografitë deri në 10 megabajt, e veçanërisht është i dobishëm opsioni undo, i cili ka numër të pakufizuar të hapave prapa. Megjithatë, Snipshot është program i cili mundëson vetëm përpunimin e fotografive. Më së shumti i mungon opsioni për shkurtim dhe ndryshim të madhësisë së fotografisë, që thuajse përdoren më të shumti.

http://snipshot.com/

Pixenate

Ky është një program jashtëzakonisht i lehtë për t’u përdorur. Gjatë përpunimit të fotografive pak më të mëdha duhet të pritet që programi të bëj punën e vet dhe në përgjithësi gjatë punës me të duhet të kihet pakëz durim. Ekziston edhe një nën-rubrikë e plotë e pajisjeve të cilat janë përcaktuar si zbavitëse, por në parim janë shumë të dobishme për përpunimin e fotografive. Një prej lëshimeve është mungesa e opsionit për theksim të fotografisë.

http://pixenate.com/

Splashup

Ky editor pos dukjes ka edhe opsione ambicioze për përpunimin e fotografive. Do të gjeni mbështetje për filtrat, shtresat, pajisje të shumta, e shumë praktik është bashkëpunimi me shërbimet e fotove Picasa e Flickr, si dhe me shërbimin çdo ditë e më të popullarizuar Facebook. As Splashup nuk është pa të meta, ndërsa një prej më të mëdhave që ka, është shpejtësia. Nëse përpunoni një fotografi pak më të madhe, përgatituni për pritje dhe jostabilitet, bukur shpesh ndodhë që thjesht të ndalon të reagojë në klikime.

www.splashup.com

Preloadr

Shërbimi për përpunimin e fotografive që ofron Preloadr është i lidhur ngushtë me shërbimin e Yahoo-së, Flickr. Që ta fusni në funksion Preloadr, duhet të keni llogari të hapur në Flickr, gjë që, për ata të cilët nuk janë shfrytëzues të këtij shërbimi për foto, do të jetë irrituese. Në anën tjetër, Flickr ka numër të madh të shfrytëzuesve të cilët janë potencial për përdorimin e këtij programi për përpunimin e fotografive. Ergonomia në tërësi është marrë nga Flickr, ndërsa programi ofron shumë opsione të avancuara të si shtresat dhe histogrami.

Ai ka edhe një sistem të tërë filtrash siç janë ata për theksim, turbullim apo shndërrim në ngjyra bardh e zi.

www.preloadr.com   /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.