Rrjedhin pamjet e reja të Sony Xperia Yuga

14:58 / 17.12.2012

Deri më tani, në mediat botërore janë paraqitur disa fotografi të modelit të ri të telefonit të mençur nga Sony, ndërsa sot është paraqitur edhe një imazh i ri i telefonit 5 inçësh të kompanisë së famshme Sony, i cili në treg pritet të dal me emrin Sony Xperia Yuga.

Fotografitë e modelit më të ri të telefonit Android, Sony Xperia Yuga, fillimisht janë postuar në Mobile Review, faqe e cila thotë se telefoni do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç, nën teknologjinë Full HD, me rezolucion prej 1920 x 1080 piksel.

Karakteristikat tjera të Xperia Yuga përfshijnë edhe procesorin quad core me 1.5GHz, plus kamerën e pasme me 12 megapiksel dhe 2GB RAM. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.