S’ka Facebook për kinezët!

16:08 / 7.09.2012
Edhe përkundër faktit se Kina është tregu më i madh i një vendi të vetëm, Facebook nuk e ka ndërmend të depërtojë në të.

Jayne Leung, drejtor i Facebook-ut për Azinë Veriore gjatë ngjarjes së njohur si “Social Media Matters” ka zbuluar  se rrjeti social nuk e ka ndërmend të lansohet në Kinë, raporton “The Next Web”.

Për një kohë të gjatë ka pasur shumë thashetheme të cilat thonin se Facebook do të hyjë në tregun kinez, pasi Facebook kishte regjistruar domenin Facebook.cn, ndërsa këto spekulime u rritën edhe më shumë kur themeluesi i faqes, Mark Zuckerberg vizitoi Kinën për pushime.

Natyrisht se Kina paraqet një potencial të mirë për zgjerimin e Facebook, pasi që shteti më i madh aziatik sot ka më shumë se 500 milionë përdorues të internetit, ndërsa rrjeti social është afër për t’i bërë 1 miliard përdorues.

Megjithatë, çdo plan i Facebook është komplikuar edhe më shumë pasi që autoritetet kineze kishin bllokuar qasjen në rrjetin më të madh social në vitin 2008. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.