Samsung Galaxy 4, në shkurt 2013?

11:08 / 18.09.2012
Gjiganti jugkorean i teknologjisë, Samsung, do të lajmëroj daljen e produktit të saj të ri Galaxy S4 në shkurt të vitit 2013 duke e përcjellur lajmin edhe me lansimin e telefonit në treg, në muajin vijues – ka thënë një zyrtar i kompanisë.

Duke folur për Korea Times, zyrtari i paidentifikuar i Samsung ka zbuluar planet e kompanisë, duke shtuar se produkti do të shfaqet në Kongresin Botëror të telefonave mobil (MWC) në Barcelonë, ngjarje e cila do të mbahet në shkurtin e ardhshëm.

Ai gjithashtu ka shtuar disa informacione shtesë rreth Galaxy S4, duke bërë të ditur për publikun disa nga specifikat e pajisjes.

Disa prej tyre pritet të jenë: rrjeti LTE, procesori quad-core Exynos, verzioni i fundit i Android, 4.1 Jelly Bean dhe ekrani 5 inç HD AMOLED, që mund ta bëj telefonin edhe më të përdorshëm dhe më fleksibil.

Edhepse gjithçka tingëllon bukur, mund të jetë e vështirë të besohet pasi që vetëm pak muaj më parë, në maj, kompania lansoi Galaxy S3.

Samsung tashmë njihet edhe për lansimin e telefonave të mençur Galaxy, me të cilët ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun global. Kompania, siç edhe pritej, nuk ka dhënë asnjë koment mbi këto spekulime. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.