Samsung Galaxy S III sjell modele me ngjyra të reja

16:04 / 20.01.2013

Kohëve të fundit prodhuesit e telefonave gjithnjë e më shumë po krijojnë modele të njëjta të telefonave me ngjyra të ndryshme, duke u munduar t’i përgjigjen kërkesave dhe segmenteve të ndryshme të tregut global.

E një praktikë të tillë sigurisht se e zbaton edhe lideri global në prodhimin e telefonave – Samsung, i cili ka vendosur që modelin më të shitur të telefonit të saj të mençur Galaxy SIII ta sjell edhe në ngjyra tjera, për ta vazhduar suksesin e shitjes të cilin e ka pasur deri më tani me këtë model. 

Së fundmi, Samsung ka njoftuar se Samsung Galaxy S III tani është në dispozicion edhe në ngjyra të reja. 

Disa prej opsioneve të reja përfshijnë edhe ngjyrën e kaftë qelibar, të kuqe të ndezur, të zezë safir, dhe të hirtë titanium. Varësisht prej tregut, ofrohen edhe ngjyrat e bardha dhe të kaltërta. / Telegrafi / 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.