Samsung Galaxy S4 me teknologji të avancuar si Eye Scroll dhe Eye Pause?

15:53 / 24.01.2013
Deri më sot është folur jashtëzakonisht shumë për modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S4, ndërsa tani janë zbuluar edhe disa tipare të reja të telefonit të cilat nënkuptojnë se ky model do të vijë me teknologji të cilat nuk gjenden në asnjë model tjetër.

Së fundmi, Samsung ka dorëzuar edhe dy patenta të reja në Evropë, dhe që të dyja hyjnë në domenin e aplikacioneve softuerike për telefonat e mençur, tabletët dhe kompjuterët. Më saktësisht bëhet fjalë për teknologjinë e quajtur Eye Scroll (rrëshqitje, komandë me sy) dhe Eye Pause (pauzimi përmes syrit).

Në kërkesën për patenta të cilat Samsung i ka dorëzuar në Bashkimin Evropian nuk specifikohet mënyra apo forma e përdorimit të tyre.

Megjithatë, spekulimet e fundit thonë se Samsung do t’i përdor këto teknologji të reja në Samsung Galaxy S4. Për shembull, Eye Pause do t'i mundësojë përdoruesit që gjatë shikimit të një video të largojë sytë nga ekrani dhe me siguri se video do të ndërpritet derisa ai t’i kthejë sytë prapë nga ekrani.

Ndërsa me Eye Scroll përdoruesit do të mund të shfletojnë online dhe të rrëshqasin me sy lartë e poshtë nëpër shfletues, apo të kalojnë në faqen tjetër.

Natyrisht, të dyja këto teknologji të reja ende pritet të konfirmohen nga Samsung mirëpo ajo që dihet tashmë është se Samsung do të zbulojë një model të avancuar të telefonit të mençur, me të cilin me siguri se do të arrijë rekorde të reja të shitjes. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.