Samsung lanson modelin Ativ S

17:17 / 5.12.2012

Lansimi i Samsung Ativ S është paraparë të bëhet në tetor të këtij viti, mirëpo deri më tani është shtyrë. Tani, Samsung ka njoftuar se modeli më i ri i telefonit Samsung Ativ S do të jetë në tregun evropian para fundit të këtij viti.

 
Samsung Ativ S vjen me Windows Phone 8 si dhe procesorin dual core 1.5GHz, ekran të ndjeshëm në prekje me 4.8 inç në teknologjinë Super AMOLED dhe rezolucion HD me 1280 x 720 piksel.
 
Modeli i ri i Samsung gjithashtu është i pajisur edhe 16GB memorie të brendshme, si dhe port për microSD e cila mund të rris kapacitetin deri në 32GB, kamerën e pasme me 8 megapiksel, LED flash, dhe kamerën e përparme me 1.9 megapiksel. / Telegrafi / 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.