Samsung planifikon të shesë 100 milionë Galaxy S4

20:53 / 14.02.2013
Samsung ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me Galaxy S3, model të cilin besohet se prodhuesi ka arritur në 60 milionë njësi të shitura, dhe tani sipas një raporti të fundit parashikohet që planet e liderit global në prodhimin e telefonave, Samsung dhe modelit të ri Galaxy S4 ta tejkalojnë edhe këtë shifër.

Sipas analistit të Jeffries & Company, Peter Misek, Samsung planifikon të shesë më shumë se 100 milionë njësi të Samsung Galaxy S4, model të cilin pritet ta zbulojë më 15 mars në ngjarjen tradicionale të kompanisë, Samsung Unpacked. 

 “Shifra enorme për prodhimin e 100 milionëve njësive të Samsung Galaxy S4 i ka shtyer disa furnitorë të ndryshojnë strategjinë dhe të drejtohen kah Samsung, në vend të Apple” thuhet sipas Misek. 

Gjatë lansimit fillestar besohet se Samsung Galaxy S4 do të vijë në dy variane, përkatësisht me Samsung Galaxy S4 dhe versionin më të vogël Samsung Galaxy S4 Mini. 

Lansimi i të dy modeleve për Evropë pritet të ndodhë mes 15 – 22 prillit, ndërsa në SHBA pritet që debutimi i dy modeleve të ndodhë gjatë majit ose qershorit. / Telegrafi / 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.