Samsung S9 Ultra HDTV me 85’ kushton 40 mijë euro!

13:44 / 12.02.2013

Gjatë panairit të CES këtë vit, Samsung kishte zbuluar televizorin e saj gjigant me ekran 85 inç 4K, ndërsa premtoi se një model tjetër me 110 inç do të vijë së shpejti.

Tani, Samsung ka njoftuar se modeli i saj gjigant i televizorit me 85 inç do të vijë nëpër dyqanet evropiane, dhe çmimi i këtij modeli do të jetë hiç më pak se 40.000 euro.

Modeli i ri i televizorit - Samsung S9 Ultra HD TV është i pajisur me rezolucion katër herë më të madh se sa një televizor standard HDTV i cili mund të gjendet aktualisht në treg, ndërsa i njëjti është krijuar që të shfaq përmbajtje në rezolucion 4K kur është nevoja.

Transmetimet e para në 4K Ultra HD TV do të fillojnë në Japoni gjatë vitit të ardhshëm, para Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, ndërsa në Britaninë e Madhe, BBC dhe Sky do ta përdorin teknologjinë e re për transmetimin e ndeshjeve futbollistike. / Telegrafi /

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.