Samsung shet 10 milionë Galaxy SIII
Rivali kryesor i Apple iPhone, Samsung dhe gjenerata e tretë e telefonit, Galaxy - SIII, po e ndihmojnë kompaninë që të arrijë shifra të mëdha të shitjeve. Këtë herë, sipas Yonhap, e cila citon Jong Kyun, shefin e teknologjisë në Samsung Mobile, thuhet se Galaxy SIII tashmë ka arritur të shitet në mbi 10 milionë njësi që nga koha e lansimit të këtij modeli në treg.
Edhe pse z. Kyun nuk ka dhënë detaje shumë specifike për modelin më të ri të telefonit të Samsung, mediat thonë se Galaxy SIII i ka tejkaluar modelet e mëparshme të Samsung, sa i përket shitjes.
Shifra prej 10 milionë njësive të shitura të Galaxy SIII ka qenë edhe qëllimi i Samsung i cili duhej arritur deri në fillim të muajit korrik, mirëpo disa ditë vonesë nuk e bëjnë kompaninë më pak të suksesshme, kur dihet sasia e madhe e cila është planifikuar të shitet. / Telegrafi /