Samsung sjell procesorin 8 bërthamor, Exynos 5 Octa

11:09 / 10.01.2013
Samsung ka lajmëruar daljen e procesorit më të ri mobil, Samsung Exynos 5 Octa.

Exynos 5 Octa përmban kapacitet prej 8 bërthamave dhe është procesori i parë që implementon teknologjinë ARM big.LITTLE të bazuar në Cortex-A15 CPU.

Procesori më i ri nga Samsung, Exynos 5 Octa përdor katër  procesor Cortex A15 dhe katër të tjerë Cortex A7. Sipas Samsung, procesori i ri përmban 70 për qind më shumë efikasitet se versioni paraprak katër-bërthamor Exynos.

“Exynos 5 Octa sjell një koncept plotësisht me të sofistikuar në teknologjinë e procesorëve dhe është i dizajnuar për tablet dhe telefona të mençur të shkallës më të lartë.” –ka raportuat Woo.

“Nëse dëshironi të përdorni shumë aplikacione në të njejtën kohë dhe me performancën më të mirë, Exynos 5 Octa është pajisja e duhur”.

Ende nuk ka detaje se kur mund të shohim procesorin Exynos 5 Octa nga Samsung në pajisje telefonike por me thashethemet e fundit për lansimin e Samsung Galaxy S4 në maj, së shpejti mund të dëshmojmë pajisjen e parë me procesor 8 bërthamor. /Telegrafi/

 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
22:45 / 18.06.2013
Antonio Banderas, Foto: Getty Images

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite m...
Teknologji
16:18 / 18.06.2013
Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj Android, përkatësisht modelin Huawei Asce...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.