Shikoni se si kometa Lovejoy e mbijetoi takimin e afërt me Diellin

21:00 / 18.12.2011
Edhe pse shkencëtarët prisnin se në takimin e afërt me Diellin kometa “do të shkrihet”, për shkak të disa milion shkallëve celsius, kjo nuk ndodhi.

Deri tani, thonë astronomët, janë regjistruar rreth 2,000 kometa të cilat kanë ardhur deri te afërsia e ngjashme me Diellin, por asnjëri nuk ka “mbijetuar”. Përveç kometës Lovejoy.

“Ishte aq mbresëlënëse të shihet se si ajo shkonte drejt Diellit dhe mbeta i shtangur kur kuptova se ajo u paraqit prapë”, tha i impresionuar shkencëtari Karl Batams.

Por, nuk është se Lovejoy kaloi pa pasoja pranë Diellit. Nga masa e saj, e cila ishte disa miliona ton, mbeti vetëm 10%. Shkencëtarët thonë se ajo nuk u shkri në tërësi për shkak se kishte masë tejet të madhe.

Përndryshe, Lovejoy do ti afrohet Diellit në këtë distancë vetëm pas 800 ose 900 vitesh. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.