Skype përgatitet për video-mesazhe

15:55 / 18.09.2012
Sipas the Verge, Skype po përgatitet të përmirësoj tiparet e saj duke shtuar opsionin e mesazheve me video.

Tipari i ri do të lansohet në kohën e festave, ndoshta dikur rreth muajit të ardhshëm – thuhet sipas burimeve të afërta me kompaninë.

Mesazhet me video do të jenë të ngjashme me MMS, duke u lejuar përdoruesve të Skype të dërgojnë mesazhin e incizuar të cilin pranuesi do ta lëshoj pas kyçjes në program.

Në korrik të 2010, Microsoft gjithashtu kishte lëshuar një produkt të ngjashëm, si shtesë për shërbimin e saj të famshëm - Windows Live.

Thuhet poashtu se integrimi i Microsoft Account në Skype do të jetë pjesë e procesit të daljes së funksionit të ri në Skype.

Microsoft ka filluar të dizajnoj një stil të ri për verzionin beta të Skype. Së bashku me dizajnin e ri, Microsoft gjithashtu do të lansoj verzionin e Windows 8 të Skype, me integrim të Outlook.com e që pritet që poashtu të lëshohet para festive të fundvitit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.