SMS-të mbushin 20 vjet!

9:39 / 1.12.2012

Në botën e teknologjisë e cila lëviz shumë shpejtë, ka vetëm disa gjëra të cilat janë dëshmuar më rezistente ndaj ndryshimit sesa mesazhi i thjeshtë telefonik, të cilin të gjithë e njohim me shkurtesën SMS.

Ndërsa një numër marramendës i opsioneve ekzistojnë sot për të ndërlidhur njerëzit, mesazhi tekstual me 160 karaktere mbetet një dërgues i suksesshëm i lajmeve, thashethemeve, të qeshurave, alarmeve, dhe të gjithë mënyrave tjera të informacionit.

SMS-të sot lidhin më shumë njerëz se sa Facebook dhe Twitter, duke rrëzuar qeveritë, dhe në aq shumë vende e botës ende mban aftësinë për të ndryshuar jetët e njerëzve.

Prandaj, në këtë 3 dhjetor bota do të festojë për 20 vjetorin e dërgimit të SMS porosisë së parë nga një telefon mobil.

Sot, më shumë se 7 trilionë mesazhe tekstuale dërgohen çdo vit - ose më shumë se 200.000 në sekondë - por teknologjia fillimet e saj i ka mjaft interesante, me ideatorin finlandez, Matti Makkonen, dhe britanikun Neil Papworth i cili 8 vite më vonë realizoi këtë teknologji për herë të parë përmes Vodafone. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.