Sony bëhet gati për PlayStation 4?

12:00 / 14.01.2013
Tashmë është thënë disa herë me radhë se kompania Sony është duke punuar në krijimin e gjeneratës së re të konsolës së saj të famshme, PlayStation 4, dhe tani sipas njoftimeve të fundit thuhet se kjo gjë do të ndodhë gjatë këtij viti, në ngjarjen E3.
 
Zëvendës presidenti i kompanisë për njësinë e Argëtimit Shtëpiak, Hiroshi Sakamto së fundmi është deklaruar për faqen spanjolle emol.com, duke lënë të kuptohet se konsola e re e kompanisë  - PlayStation 4, mund të lansohet në E3.
 
 “Ajo që unë mund të them është se jemi të koncentruar shumë që të jemi në ngjarjen e lojërave E3, por gjatë kësaj kohe ne po bëhemi gati të lëshojmë edhe një lajm shumë të mirë, por së pari duhet pritur deri në muajin maj”.
 
Në anën tjetër, edhe Microsoft pritet të lansojë versionin e ri të konsolës Xbox 720 në ngjarjen e E3, kështu që pa dyshim se edhe Sony do të lansojë diçka interesante sikurse PlayStation 4. / Telegrafi / 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.