Sony paralajmëron tabletin Xperia Z për të sfiduar Apple, Samsung
Prodhesi i famshëm i pajisjeve elektronike, Sony, thotë se ka një plan për ta sfiduar veten dhe humbjet e vazhdueshme të njësisë mobile të kompanisë të cilat po ndodhin për katër vjet radhazi.Sipas njoftimeve të fundit të kompanisë thuhet se të gjitha përgatitjet janë bërë që Sony ta lansojë një model të ri të tabletit, me të cilin synohet që të joshen klientët e rivalëve të fuqishëm, si Apple dhe Samsung.
Sony Xperia Tablet Z do të jetë një model i hollë i tabletit më 6.9 milimetra, i cili peshon 495 gramë dhe ka një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç, thuhet në njoftimin e kompanisë Sony.
Xperia Z, e cila do të jetë një pajisje mobile rezistente ndaj ujit, fillimisht pritet të debutojë në Japoni gjatë muajit mars dhe më pas të përcjellet edhe në vendet tjera. Çmimi i tabletit nuk është përcaktuar, ende. / Telegrafi /