Sony shet 70 milionë PlayStation 3

13:01 / 16.11.2012

Sony ka shitur më shumë se 70 milion konsola të famshme Sony PlayStation 3, thuhet sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, ndërsa ka shitur edhe 15 milionë pajisje tjera me të cilat kontrollohen lëvizjet në lojëra, të cilat në treg janë me emrin PlayStation Move.

Kjo shifër e shitjes rekorde vjen pas 6 viteve të ekzistimit të konsolës në treg, pasi që Sony kishte lansuar PS3 në nëntor të vitit 2006. Ndërsa, PlayStation Move është lansuar në shtator të 2010-tës.

Gjatë këtyre gjashtë viteve, Sony ka përditësuar disa herë konsolën e saj të lojërave, ndërsa ndryshimi i fundit ka ndodhur në shtator të këtij viti, kur Sony ka prezantuar modelin më të hollë të konsolës së saj.

Megjithë detajet për PS3, Sony nuk ka komentuar shumë për konsolën paraprake, PS2 të cilën e ka lansuar në vitin 2000, pasi që pyetjet e mediave kryesisht ishin se pse kompanisë i janë dashur gjashtë vite që të lansojë gjeneratën e re të konsolave të saj. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.