Twitter debuton me shërbimin #Music

15:05 / 18.04.2013

Siç pritej, shërbimi i Twitter për muzikë do të debutonte sot, pas paralajmërimit të ngjarjes në të cilën thuhej se do të prezantohej “diçka e madhe”.

Dhe sot gjatë ditës, Twitter e ka konfirmuar lansimin e shërbimit të saj #Music, i cili do të jetë në dispozicion edhe në ueb edhe si aplikacion i veçant për iPhone.

Shërbimi do të fokusohet në zbulimin e muzikës, duke mundësuar gjetjen e muzikës së dëgjuar nga miqtë në Spotify, Rdio, ose iTunes, apo nga ata që ne i përcjellim në rrjetin e famshëm social.

Sipas Twitter, versioni i shërbimit i bazuar në ueb do të lëshohet brenda disa orësh, dhe fillimisht do të ofrohet në SHBA, Kanada, dhe Mbretërinë e Bashkuar, Zelandën e Re dhe Australi.

Për më shumë, rrjeti social ka premtuar se përveç aplikacionit në iOS, Twitter Music së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në sistemin operativ Android. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.