Versioni i ri i Google Nexus 7, në korrik?

13:00 / 3.04.2013

Google planifikon të lëshojë versionin e ri të tabletit të saj të famshëm, Nexus 7 në korrik të vitit 2013, thonë burimet e Reuters të afërta me menaxherët e produktit.

Modeli i ri i Nexus 7, i krijuar nga Google dhe Asustek do të vijë me procesor Qualcomm Snapdragon, dizajn më të hollë dhe rezolucion më të madh të ekranit, thonë burimet e njëjta të lajmit.

Versioni origjinal i Nexus 7, i cili poashtu është krijuar nga Asustek, përbëhej nga procesori i Nvidia Tegra 3 dhe rezolucioni prej 1280x800 pikselëve.

Sipas pohimeve të Reuters, thuhet se Google planifikon të shesë më shumë se 8 milionë njësi të tabletit të saj në pjesën e dytë të vitit 2013, për tu bërë konkurrenti kryesor i iPad, dhe Amazon Kindle Fire.

Google nuk e ka konfirmuar asnjërin prej detajeve të dhëna zyrtarisht, ndërsa pritet që edhe çmimi i modelit të ri të tabletit të kushtojë 199 dollarë, njësoj sikurse paraardhësi i tij. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.