WhatsApp (Android, iOS, WP7, BlackBerry, Symbian)

22:21 / 15.01.2012
Një aplikacion multi-platformë shumë i popullarizuar madje edhe tek ne që ndihmon në shmangien e pagesës së tarifave për dërgimin e SMS-ve, por edhe MMS-ve . Thënë të drejtën bëhet fjalë për një klient klasik të komunikimit për shkëmbimin e mesazheve por i cili nuk kërkon regjistrim shtesë e as shtim manual të kontakteve në adresar.

Në mënyrë shumë të thjeshtë programi përdorë adresarin tuaj ekzistues (ngjashëm me mënyrën në të cilën punon Viber) dhe do të detektoj se cilët shfrytëzues kanë të instaluar programin WhatsApp. Krahas dërgimit të mesazheve tekstuale aty është edhe mundësia e dërgimit të përmbajtjeve multimediale (videofajllave, incizimeve zanore dhe fotografive kështu që mund të shërbej si zëvendësim për MMS-të), pastaj bisedat në grup (gjë në veçanti e popullarizuar tek ata që janë të barur nga bisedat), e madje edhe dërgimi i mesazheve për miqtë madje edhe kur ata nuk janë online. Këto mesazhe do të ju tregohen atyre kur ata të aktivizojnë lidhjen e internetit në telefonin e tyre.

E vetmja mangësi është që pas një viti përdorim do të kërkohet të paguani 2 dollar në vit, që të mund të vazhdoni të përdorni shërbimin. Pra, viti i parë është pa pagesë, e vitet tjerë, pothuajse pa pagesë.

Karakteristikat e programit

Zhvilluesi: WhatsApp Inc.

Webfaqja: http://www.whatsapp.com

Data e shtimit: 15 Janar 2012

Përdorimi: Dërgimi i SMS-ve dhe MMS-ve

Shkarkimi për Android

Shkarkimi për iOS

Shkarkimi për WP7

Shkarkimi për BlackBerry

Shkarkimi për Symbian

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.