WhatsApp arrin 250 milionë përdorues

12:39 / 21.06.2013

WhatsApp vazhdon të rritet në popullaritet, pasi që dje gjatë ditës kompania zbuloi se baza e saj e përdoruesve ka kaluar shifrën prej 250 milionë.

Lajmi i cituar nga Wall Street Journal vjen vetëm një javë pasi WhatsApp prezantoi një rekord të ri për shërbimin e saj, ku thuhej se shërbimi i saj ka arritur në 27 miliardë mesazhe të dërguara brenda një periudhe të vetme prej 24 orësh.

Për një kompani e cila aplikacionin e saj mobil e ka lëshuar vetëm në vitin 2009, dhe shpenzon zero buxhet për fushën e marketingut, këto shifra janë asgjë më pak se sa kolosale. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.