Wifi Analyzer (Android)

19:30 / 19.01.2012
Edhe pse nuk mund të krahasohet me analizuesit profesional të rrjetave pa tela, kjo vegël e vogël do të shërbej mjaftë mirë që në eterin gjithnjë e më të ndotur të gjeni kanalin optimal për rrjetën tuaj pa tela. Përveç kësaj, me një shfaqje klasike grafike, do të shfaqen të gjitha pikat e dukshme në sistemin koordinativ, ku në apscisë janë treguar kanalet, e në ordinatë fuqia e sinjalit.

Krahas shfaqjes grafike të të gjitha pikave të qasjes, Wifi Analyzer di të shfaq fuqinë e sinjalit vetëm për një pikë të dhënë, pastaj të vej në listë të gjitha pikat që kanë informata shtesë (nëse klikoni mbi ndonjë element që përfaqëson një rrjetë pa tela, ju do të kyçeni në atë rrjetë), e aty është edhe pjesa e posaçme në të cilën mund të shënohet rrjeta juaj personale, e WiFi Analyzer më pastaj do të ju sugjeroj kanalet të cilat janë më të dobishëm.

Në cilindo rast, nëse keni probleme me rrjetën pa tela, kjo vegël gjithsesi është diçka e dobishme për ta pasur pranë. Nëse jo për zgjidhjen e sinjalit optimal, atëherë për verifikimin e fuqisë së sinjalit.

Karakteristikat e programit

Zhvilluesi: farproc

Webfaqja: http://a.farproc.com/wifi-analyzer

Data e shtimit: 19 Janar 2012

Përdorimi: Analizimi i rrjetave pa tela

Shkarkimi për Android

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.