Windows 7 sistemi operativ më i famshëm

13:54 / 3.09.2012
Në muajin gusht, Windows 7 kishte 42.76 për qind pjesë të tregut, një përqindje të vogël më shumë se Windows XP me 42.52 për qind.

Në vend të tretë është Vista me 6.15 për qind duke u përcjellur nga Mac OS X 10.7 dhe Mac OS X 10.6 me 2.45 për qind dhe 2.38 për qind.

Duke i mledhur të gjitha verzionet, edhe ato më të vjetrat, Microsoft kontrollon 92 për qind të tregut. Windows 7-shit iu deshën tri vjet të bëhet sistemi operativ më i famshëm në botë. Ky sistem operativ, së shpejti do të zëvendësohet nga pasuesi i tij më i ri Windows 8.

Sistemi më i ri nga Microsoft i cili pritet të lansohet në treg më 26 tetor, do të jetë sistemi operativ i parë nga kompania i dizajnuar të punojë po aq mirë si për tabletë ashtu dhe si kompjuterët desktop. 

Përdoruesit e Windows XP, Vista apo 7 do të mund të përmirësojnë sistemin e tyre në Windows 8 Professional për një çmim prej 39.99 dollar përmes shkarkimit online. /Telegrafi/ 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.