YouTube shton mbi 60 kanale origjinale në disa vende evropiane

11:59 / 8.10.2012
YouTube është duke vazhduar shtimin e kanaleve origjinale që të tërhjek më shumë para nga reklamat e ndryshme, me shtimin e linjës programore në vende të ndryshme evropiane.

 Një lajmërim në blogun zyrtar të YouTube thotë se “gjeneratë e re e kanaleve origjinale” po lansohen në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe së bashku me kanale të reja në SHBA, vendi ku fillimisht u shfaqën kanalet origjinale në gjigantin e kërkimit.

Sipas AllThingsD, më shumë se 60 kanale të reja po futen në rundin e ri të rritjes.  Studio produksioni Endemol, është ndër partnerët e ri që do të futet në Francë dhe Gjermani. Kanalet tjera të reja përfshijnë ChannelFlip dhe MultiVerse, WorldWide’s OnEarth nga BBC si dhe The Jamie Oliver Food Channel.  

Tetorin e kaluar YouTube lajmëroi lansimin e 100 kanaleve origjinale, në të cilat shpenzoi rreth 100 milion dollarë.

Një raport tjetër nga blogu i YouTube thotë se 800 milion përdorues tani shikojnë 4 miliard orë nga kanalet me përmbajtje origjinale për çdo muaj, për dallim nga 3 miliard orë në fillim të vitit.

Një tjetër fakt që shërben si arsye e mirë e këtij hapi të YouTube është fakti se partnerët e kompanisë po arrijnë 100,000 nënshkrues në faqet e tyre, 5 herë më shpejtë se dy vjet më parë. /Terlegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.