Zgjidhet problemi i navigacionit në gjithësi

23:48 / 29.03.2012
Shkencëtarët kanë ardhur deri te ideja se si të zgjedhin problemin e navigacionit në hapësirën e thellë. Si orientir do të përdoren sinjalet nga pulsari (një formë e yllit neutronik i cili me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe rrotullohet rreth boshtit të vet).

Sistemi do të funksiononte ashtu që anija kozmike do të përdorte rrezet-X nga pulsari për caktimin e pozitës në hapësirë, me gabimin prej vetëm disa kilometrave.

Një sistem pikërisht të këtillë të navigacionit e ka zhvilluar një ekip i shkencëtarëve nga instituti gjerman Max Planck. Sinjalet periodike nga pulsari janë të besueshme ngjashëm me orët atomike dhe janë po aq të qëndrueshme, ndërsa karakteristikat e tyre mund të përdoret edhe si sinjale navigacioni në gjithësi.

Satelitët nga Toka, e cila paraqet vetëm një grimcë të pluhurit mikroskopik në krahasim me gjithësinë, thjeshtë nuk mund të shërbejnë për navigacionin në thellësi të hapësirës.

Por, me matjen e kohës së arritjes së sinjalit nga pulsari në vetëm anijes kozmike, me atë të paraparë në lokacionin referent (atë sipas të cilës mund të matet largësia dhe pozita e objekteve të tjera në gjithësi), pozita e anijes mund të caktohet me gabim prej krejtësisht disa kilometrave brenda sistemit Diellor, ose jashtë tij.

“Shikuar kah e ardhmja, është shumë ngazëllues të mendohet se ne qysh tani kemi teknologjinë për vizatimin e rutës drejt yjeve të tjerë dhe se ndoshta mund ti ndihmojmë edhe pasardhësve tonë që të bëjnë hapat e parë në hapësirën ndëryjore”, theksojnë nga ekipi i shkencëtarëve, të cilët po punojnë në projektin e këtij sistemi të navigacionit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.