Zoomi digjital vs. optik

8:41 / 20.11.2007
Kur të blini fotoaparat apo videokamerë, dëshironi që të keni zoom sa më të madh, mirëpo ju hutojnë karakteristikat siç janë zoomi digjital dhe ai optik.

Pas numrit të madh të emërtimeve teknike, fshihen zgjidhje të thjeshta. Të përmendim, zoomi optik dhe digjital bëjnë pothuajse të njëjtën gjë, e ajo është - na e rrisin dhe na ofrojnë objektin, që dëshirojmë të fotografojmë apo të incizojmë.

Tek zoomi optik, lenta është ajo që projekton fotografinë në fotoaparat, andaj fitoni fotografi “reale”. Derisa tek zoomi digjital kompjuteri rrit një pjesë të fotografisë dhe krijon një të re – domethënë në mënyrë softuerike i shpikë pikselat që nuk ekzistojnë në vendet ku mungojnë. Fotografitë e tilla në masë të madhe nuk janë të qarta dhe janë me kualitet më të dobët sesa ato që bëhen me zoom optik.

Të gjitha kamerat e sotme kanë zoom digjital, disa me numra si 100, 200, e madje edhe 300. Kjo nuk do të thotë që të tjerat nuk ia vlejnë, ato janë karakteristika, e në të njëjtën kohë edhe numra të mëdhenj shkaku i reklamimit.

Nëse dëshironi të përdorni zoomin digjital, deri në një masë të caktuar ai funksionon. Nëse përdoret së tepërmi, rezultatet janë dëshpëruese dhe në fund nuk do të keni fotografi apo video-incizim që ia vlen. Çdo rritje të fotografisë mund të bëni më vonë në programet grafike, ku sigurisht do të gjeni rezultate më të mira./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.