Zyrtarizohet iPad Mini nga Apple

21:28 / 23.10.2012
Siç është pritur, Apple ka lajmëruar zyrtarisht pajisjen e shumë përfolur iPad Mini.

Produkti i ri ka trashësi prej 7.2mm dhe është një çerek më i hollë se iPad i ri i gjeneratës së katërt. iPad Mini i ri posedon ekran 7.9 inç me rezolucion prej 1024x768, njejtë si iPad ‘i madh’.

Pajisja Mini është e fuqizuar me procesor dy-bërthamor A5. Të gjithë softuerët që funksionojnë në tabletin iPad të Apple do të jenë funksionale edhe në Mini.

Tipare tjera të tabletit të ri përfshijnë kamerë FaceTime HD në pjesën e përparme dhe kamerë 5mp në pjesën e pasme.  Rrjeti pa-tela i iPad është shpejtuar dy herë më shumë ndërsa tableti tani posedon mbushësin Lightning si dhe bateri që ofron përdorim të pajisjes deri në 10 orë.

iPad Mini 3G do të ketë çmim fillestar prej 329 dollarë për modelin me 16gb, 429 dollarë për 32gb memorie të brendshme dhe 529 dollarë për 64gb WiFi-only.

Gjatë prezantimit të sotshëm zyrtarët e Apple deklaruan gjithashtu se ata sapo kanë shitur iPad-in e një qind milion në rradhë në një periudhë kohore prej vetëm dy vjet e gjysmë në treg, gjë që është e pazakontë në një kategori të produkteve si tabletët.

Për më shumë informata rreth iPad Mini si dhe specifikime shtesë rreth produktit, shfletoni ueb sajtin e kompanisë Apple. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.